Lajme

Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kosta Rikës: Partneriteti ynë është unik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se partneriteti me Kosta Rikës është unik.

“Pavarësisht distancës gjeografike, partneriteti ynë është unik, i ndërtuar në shtyllat e miqësisë, demokracisë, lirisë e paqes. Tani, është detyra jonë e përbashkët, si të zgjedhur të popullit, që t’i përafrojmë shtetet tona edhe më shumë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kosta Rika

Kosta Rika është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa vizita e Presidentes Osmani është e para e një lideri të Kosovës në këtë shtet.

Osmani është takuar me Presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves gjatë ditës së diele.

Gatë këtij takimi Osmani i ka përcjellur urimet më të mira Chaves në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves

“Me Presidentin Chaves u pajtuam që t’i çojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale në lartësi të reja, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe rritjen e interaksionit ekonomik e tregtar”, ka shkruar Osmani./Shqip.com