Lajme

Osmani merr pjesë në Forumin e Prespës, flet për nevojën e avancimit të grave

Në Ohër sot fillon konferenca ndërkombëtare dy ditore “Forumi i Prespës për Dialog”, ku e pranishme do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky edicion këtë vit e mban emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”.

Siç njofton Zyra e Presidencës, Osmani do të flas për nevojën e avancimit të grave.

“Krahas sesionit të hapjes zyrtare dhe takimeve bilaterale, Osmani do të jetë ndër folëse kryesore edhe në panelin e diskutimit: Samiti i Demokracisë: Rëndësia e grave në qeverisje”, ku do të diskutojë nevojën për avancimin e agjendës së grave, sigurisë dhe paqes”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij edicioni do të diskutohet mbi realitetin e ri gjeopolitik të krijuar nga lufta në Ukrainë, forcimin e unitetit transatlantik si dhe përgjigjen e përbashkët kundër agresionit rus.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ndër tjerash, në këtë forum pritet të marrin pjesë edhe disa presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, që do të diskutojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor./Shqip.com