Lajme

Osmani: Marrëveshja për Asociacionin ka 23 shkelje, ne do zbatojmë vendimin e Kushtetueses

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Në deklarimet pas takimit me homologun e saj slloven, Osmani tha se në këtë marrëveshje, Gjykata Kushtetuese ka gjetur 23 shkelje.

“Ajo marrëveshje bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës sepse Gjykata Kushtetuese ka gjetur 23 shkelje të Kushtetutës sonë në atë marrëveshje. Marrëveshjet e tilla asnjëherë nuk janë mbi Kushtetutën. Prandaj ajo që mund të them unë si presidente e Kosovës është që ne duhet ta respektojmë dhe zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Osmani.

Osmani  theksoi se Serbia nuk ka zbatuar 99% të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërsa Kosova nuk e ka zbatuar vetëm atë të Asociacionit.

“Sa i përket obligimeve që Kosova ka marrë në dialogun me Brukselin, nga të gjitha dokumentet e nënshkruara, Kosova ka zbatuar 99% të obligimeve të saj dhe është një që nuk e ka zbatuar e që është marrëveshja për Asociacionin”.

Osmani ka thënë se Kosova nuk është e interesuar të krijojë etnitete monoetnike përderisa bazamenti kushtetues i Kosovës ëshët i ndërtuar në multietnicitetin.

“Ne nuk mund të krijojmë etnitete mono-etnike përderisa bazamenti mbi të cilin është ndërtuar kushtetuta jonë është multnietneciteti. Po ashtu, ne nuk mund të shtyjmë përpara zgjedhje të shekullit të kaluar të cilat i ndajnë njerëzit dhe të cilat krijojnë mure, por qëllimi ynë është që të gjithë njerëzit të integrohen dhe të jetojnë bashkë”.

Tutje, presidentja e Kosovës tha se marrëveshje në Bruksel ka qenë edhe zhbërja e strukturave ilegale nga Serbia në veri të Kosovës, por ajo është duke i fuqizuar ato që të ndikojnë në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit./Shqip.com