Lajme

Osmani: Marrëveshja e Ohrit nuk ka asnjë autonomi për serbët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk ka asnjë autonomi për serbët e Kosovës.

Ajo tha se si presidente në asnjë moment nuk do të lejoja që të shkohet përtej kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të gjykatës kushtetuese.

Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7 por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur. Pari i parë është Kushtetuta e Kosovës, pra nuk mund të shkohet përtej saj, sikur të ishte autonomi do të shkohet përtej kushtetutës së Kosovës gjë që assesi nuk e lejojmë”, është shprehur Osmani për RTV21

Tutje, ajo tha se parimi i dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por edhe parimet e tjera të përcaktuara nga kuvendi në legjislatura paraprake.

Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7 por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur. Pari i parë është Kushtetuta e Kosovës, pra nuk mund të shkohet përtej saj, sikur të ishte autonomi do të shkohet përtej kushtetutës së Kosovës gjë që assesi nuk e lejojmë. Parimi i dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 dhe parimet e tjera të përcaktuara nga Kuvendi edhe në legjislaturat paraprake që kanë të bëjnë me ruajtën e integritetit dhe sovranitetin e vendit, pastaj funksionalitetin e brendshëm që njihet si parimi i unitaritetit, dhe po ashtu më duhet ta përmend pozicionin amerikan i cili është i vendosur edhe me shkrim, i cili ndër të tjera është edhe parim shtesë udhërrëfyes në hapat përpara”.

Ajo më tej ka thënë se “ka garancë që shteti ynë që të mos të lejohet që të tejkalohet kushtetuta dhe të gjitha këto garanca ne do t’i shfrytëzojmë për ta mbrojtur interesin e shtetit”.

Osmani ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur më 4 prill në Bruksel për çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit.

Ajo tha se të gjitha nenet e Marrëveshjes së Ohrit janë të rëndësisë së barabartë dhe mund të interpretohen në mënyrë të pavarur.

Ajo që ne insistojmë vazhdimisht është që pavarësisht veprimeve të Serbisë sepse si presidente nuk kam pritje se do ta respektojnë fjalën e dhënë sepse nuk kanë respektuar asnjëherë me apo pa nënshkrim”.

/Shqip.com