Lajme

Osmani: Manifesta është një moment ideal për ta ridëshmuar identitetin tonë evropian

Manifesta 14 mbrëmë bëri hapjen solemne të organizimit më të madh të artit dhe kulturës në Evropë.

Lidhur më këtë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se për 100 ditë, kryeqyteti i Kosovës do të jetë referencë globale.

“Për 100 ditë, kryeqyteti i Kosovës do të jetë referencë globale e ngjarjes së madhe kulturore Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade.Patëm kënaqësinë mbrëmë që ta hapim edicionin e katërmbëdhjetë të Manifestës, i cili përkon me 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Osmani.

Sipas Osmanit, Prishtinës, i ka hije kjo pamje, kur grumbullon njerëz nga vende të ndryshme të botës për ta shpërfaqur shpirtin e saj rinor.

Manifesta është një moment ideal për ta ridëshmuar identitetin tonë evropian, ka shtuar më tutje Osamani./Shqip.com