Lajme

Osmani kujton Masakrën e Korishës: Drejtësia për ta është e domosdoshme

Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi 24-vjetorin e Masakrës së Korishës.

Osmani u shpreh se 24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

“Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës, qoftë i paharruar.

/Shqip.com