Lajme

Osmani kujton 25-vjetorin e masakrës së Izbicës

Masakra e Izbicës
Masakra e Izbicës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës, duke thënë që ngjarjet e tilla janë dëshmi e rrugës së vështirë nëpër të cilën ka kaluar Kosova.

“Kujtimin për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajmë gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi”, thuhet në postimin që Presidenca e Kosovës e ka bërë në Facebook.

Në mesin e 147 civilëve të vrarë, presidentja ka kujtuar viktimën më të re – gjashtëmuajshe.

“Ndaj sot kujtojmë 25 vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë”, citohet presidentja Osmani.

Tutje potencohet se në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile u varrosën në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë.

/Shqip.com