Lajme

Osmani: Kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë

Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është  kthyer në Kosovë, pas vizitave që kishte në disa vende të botës.

Ajo ka thënë se po kthehet në vendlindje me bindjen se Kosova është në rrugë të drejtë.

“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York për të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për krerët botërorë.

Kurse para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe./SHQIP.com