Osmani: Krimi s’ka etni, kushdo që kundërshton aksionin e sotëm, është në anën e krimit të organizuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me aksionin e së mërkurës në veri të vendit i zhvilluar nga Policia e Kosovës, duke thënë se “krimi nuk ka etni”.
Sipas saj, çdokush që është kundër këtij operacioni të PK-së “është në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian”.
“Dhe lidhja e rreme e veprimit të sotëm me grupe të veçanta etnike është thellësisht e papërgjegjshme pasi do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Twitter.
Tutje, është shprehur se lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e kampromis.
“Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës”./SHQIP.com
The fight against organized crime is non-negotiable and must be uncompromising.
Kosovo Police & Customs Authorities carried out a legitimate action against organized crime groups involved in smuggling, in different locations around the Republic of Kosovo. 1/2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 13, 2021