Lajme

Osmani: Kosova i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Kosta Rikës, Rodrigo Chaves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Gatë këtij takimi Osmani i ka përcjellur urimet më të mira Chaves në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re.

“Me Presidentin Chaves u pajtuam që t’i çojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale në lartësi të reja, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe rritjen e interaksionit ekonomik e tregtar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo gjithashtu ka thënë se ka njoftuar Presidentin e Kosta Rikës për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme si dhe për përgatitjet për aplikim më organizata ndërkombëtare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Kosta Rikës, Rodrigo Chaves

“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë, pikërisht në ditën kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran” ka thënë Presidentja Osmani.

Me ftesë të Presidentit Carlos Alvarado Quesada, Osmani po qëndron në Republikën e Kosta Rikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të zgjedhur, Rodrigo Chaves./Shqip.com