Lajme

Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë

Tre krerët e shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë shtatores së Nënës Tereza.

Këto homazhe bëhen në nderim të 25 vjetorit të vdekjes së saj.

Për nder të kësaj dite do të mbahen një varg aktivitetesh. Në orën 09:30, presidentja Osmani bashkë me kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren.

Ndërkaq, me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, në orën 15:00, në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e presidentes Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”./Shqip.com