Lajme

Osmani kërkon njohje nga shtetet që nuk e njohin Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që ta njohin atë.

NË fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Osmani tha se

Kështu deklaroi Osmani në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

“Po shfrytëzoj rastin të iu bëj thirrje vendeve mike që të mbështesin Kosovën, ndërsa ato vende të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës dhe institucionet tona demokratike t’i bashkohen vendeve të tjera dhe ta bëjnë të njëjtën gjë. Jo vetëm që do  të shtoni një vend mik, por do të shtoni edhe një aleat”, tha Osmani.

Osmani shprehu mirënjohje për kontributin që dhanë SHBA-të për shtetëndërtimin e Kosovës.

“Kosova është sot e lirë, pasi ju zgjodhët të mos i largoni sytë, por në vend të kësaj të qëndroni kundër tiranisë dhe kundër regjimit gjenocidal. Ne vazhdojmë të jemi mirënjohës për kontributin tuaj, për ekzistencën e vendit tim. Jo që vetëm ndihmuat për të ndërtuar institucione demokratike, por shpëtuat jetë dhe ju keni ndihmuar të ndërtojmë historinë tonë moderne duke qëndruar në anën e drejtësisë”.

Samiti për Demokraci u zhvillua për herë të parë në dhjetor të vitit 2021.

/Shqip.com