Lajme

Osmani kërkon mbështetjen e Italisë për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Osmani ka shkruar në Facebook se në këtë takim ka potencuar rolin e Italisë në përkrahje të Kosovës.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat. Llogarisim në lidershipin e kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com