Lajme

Osmani ka pranuar telegrame urimi nga liderë të ndryshëm botërorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar telegrame urimi nga liderë të ndryshëm botërorë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it tanimë të publikuara, Presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga: Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Shqipëria, Turqia, Austria, Australia, Belgjika, Bullgaria, Finlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Holanda, Hungaria, Katari, Kuvajti, Letonia, Luksemburgu, Mali i Zi, Malta, Maqedonia e Veriut, Arabia Saudite, Senegali, Sllovenia, Suedia, Tailanda, Org. Frankofonisë, Org. FES, Partia FORCA, si dhe nga Lëvizja Qytetare Perspektiva.

Mesazhet, që u dërguan në adresën e shefes së shtetit Vjosa Osmani, përveç urimeve dhe zotimeve për thellime të raporteve, këtë vit kishin theksuar edhe nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të planit të BE-së.

/Shqip.com