Lajme

Osmani pranon telegram urimi nga Malta, Mali i Zi, Estonia, Kroacia, Arabia Saudite dhe Tajlanda

Flamuri i Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar telegrame të shumta urimi për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani së fundmi ka pranuar telegrame urime nga Malta, Mali i Zi, Estonia, Kroacia, Mbreteria e Arabisë Saudte dhe Mbretëria e Tajlandës.

Presidenti i Maltës, George Vella, në telegram urimi ka përmendur marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës.

“Si një përkrahëse e madhe dhe mbështetëse e përkushtuar e zgjerimit të BE-së, Malta vazhdon të ofrojë mbështetjen dhe inkurajimin e saj konstruktiv për Kosovën, ndërsa vazhdon me zbatimin e reformave dhe përafrimin e institucioneve të saj qeverisëse me parimet dhe vlerat thelbësore të BE-së, në përpjekjen e saj drejt integrimit në BE”, thuhet në telegramin e Presidentit Vella.

Telegram urimi i Maltës

Milo Đukanović, Presidenti i Malit të Zi, në telegram urimin e tij ka theksuar se shteti i tij dhe Kosova e ndajnë vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

 “Jam i bindur që miqësia, dialogu i hapur dhe besimi që karakterizojnë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Malit të Zi dhe Kosovës, do të vazhdojë të inkurajojnë intensifikimin dhe përmirësimin e cilësisë së bashkëpunimit tonë dypalësh”, thuhet në telegramin e presidentit Đukanović .

Telegram urimi i Malit të Zi

Ndërsa Mbreti i Arabisë Saudite, Salman Bin Abdulaziz Al Saud, i ka uruar Kosovës, urimet e tij të përzemërt.

“Duke ju dëshiruar vuve lumturi dhe shëndet të mirë dhe përparim te mëtutjeshëm dhe prosperitet të Qeverisë dhe popullit mik të Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e mbretit Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

Telegram urimi i Arabisë Saudite

Presidentja Osmani, ka pranuar telegram urimi edhe nga Mbretëria e Tajlandës.

“Unë besoj fuqimisht që Tajlanda dhe republika e Kosovës  do t`i shfrytëzojnë  mundësitë e mëdha  për të promovuar dhe zhvilluar më tutje partneritetin tonë dhe angazhimin kooperativë, posaçërisht në tregti dhe investime për përfitim të dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në telegramin e Mbretit të Tajlandës, Maha Vajiralongkorn R.

Telegram urimi i Tajlandës

Edhe nga Estonia, Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar telegram urimi me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Estonia qëndron e gatshme të mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejtë integrimit Evropian”, thuhet në telegramin e Presidentit Alar Karis.

Telegram urimi i Estonisë

Edhe Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović i ka uruar Kosovës Pavarësinë.

“Bashkëpunimi i dy shteteve tona në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindorë, zë një vend të dalluar”, thuhet në telegramin e Presidentit të Kroacisë./Shqip.com

Telegram urimi i Kroacisë