Lajme

Osmani javën e ardhshme viziton Amerikën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani javën e ardhshme pritet që të udhëtojë në Amerikë.

Kështu ka bërë të ditur për SHQIP.com, Bekim Kupina, këshilltarë për media nga presidenca.

Ajo do të marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright.

“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera” ka thëne Kupina.

Ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars.

Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Në qendër të Prishtinës, në vitin 2019 ishte zbuluar busti i saj në shenjë nderimi për rolin e Albright për çlirimin e Kosovës, 20 vjet më parë.

Në nderim të saj, Osmani kishte shpall ditë zie në Kosovë një ditë pas vdekjes./SHQIP.com