Lajme

Osmani: Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Elizabeth Sherwood-Randall nga SHBA-ja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani, në presidencë në Prishtinë ka mirëpritur delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.

“Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden”, ka shkruar Osmani.

Ajo gjithashtu ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike!/Shqip.com