Lajme

Osmani i shpreh mirënjohje kryeministrit të Kroacisë për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Siç ka njoftuar zyra e presidentes, Osmani dhe Plenkoviq kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike si dhe çështjet që janë me interes për dy vendet.

“Takim i shkëlqyer me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq mbi çështjet tona dypalëshe dhe zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë”, shkroi Osmani.

Tutje, Osmani tha se Kosova është mirënjohëse ndaj Kroacisë për mbështetjen që ka ofruar për finalizimin e procesit të vizave.

Krahas kësaj, sipas Osmanit, Kroacia e ka mbështetur Kosovën edhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se Kosova tash në dhjetor do të aplikojë për anëtarësimin në familjen e madhe të vendeve evropiane.

/Shqip.com