Lajme

Osmani i kërkon homologut të saj slloven mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj  nga Sllovenia, Borut Pahor.

Në ceremoninë e mikpritjes së presidentit slloven, Osmani ka kërkuar nga Pahor që ta mbështes Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“Gjersa po i afrohemi finalizimit të procesit të gjatë e të padrejtë të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës dua të ju falënderojë për angazhimin tuaj dhe të ju kërkoj edhe njëherë që të jepni një shtytje të fundit në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të vizitojnë vendin tuaj por edhe gjithë Evropën njësoj sikur edhe evropianet e tjerë”, tha Osmani.

Osmani tha se Kosova mbet bësimplotë që Sllovenia do të vazhdojë të jetë zëri i Kosovës

“Ne mbesim bësimplotë që Sllovenia do të vazhdojë të jetë zëri i ynë edhe në forume që ne ende nuk jemi të pranishëm por në të cilat synojmë që të ulemi në të ardhmen e afërt”.

Tutje, Osmani tha se dyert e BE-së dhe ato të NATO-s duhet të jenë të hapura dhe se anëtarësimi në këto organizata është garanca e duhur për paqe.

“Dyert e Bashkimit Evropian dhe dyert e NATO-s jo vetëm që duhet të jenë të hapura që vërtetë i përfaqësojnë dhe frymojnë me vlerat mbi të cilat është e ndërtuar Aleanca euro-atlantike por është koha e fundit që të kuptohet qartë se anëtarësimi në këto struktura është garanca e duhur për paqe, siguri dhe zhvillim në kontinentin tonë e përtej”,

Gjithashtu, presidentja Osmani tha se Sllovenia ka qenë e angazhuar për ruajtjen e paqes në Ballkan./Shqip.com