Lajme

Osmani i kërkon homologes hungareze mbështetje në aplikimin për statusin kandidat në BE

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit që zhvilloi me homologen e saj të Hungarisë, Katalin Novak ka thënë se presin mbështetjen e Hungarisë  lidhur me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Osmani,  gjatë fjalimit të saj në një konferencë për media falënderoj shtetin hungarez për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës duke shtuar synim e Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe kërkuar mbështetje edhe më tutje.

“Kosova ka synim, vizion dhe punë anëtarësimin në NATO. Për këtë dua ta falënderoj shtetin hungarez që përkrahu vendin tonë në anëtarësimet e ndryshme. Presidente siç edhe çdo vend tjetër në Evropë ne po sfidohemi nga krizat e shumta. Shtetet  e rajonit kanë nevojë për mbështetje.”, deklaroi Osmani.

Fotografi nga takimi në mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Presidentes së Hungarisë, Katalin Novak

Presidentja e Kosovës, madje tha se Kosova këtë vit do të aplikoj edhe për statusin kandidat për Bashkim Evropian.

“Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian të ngritën në një nivel më të lartë. Andaj Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat. Presim mbështetjen edhe të Hungarisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak

Ajo tha se e falënderon Hungarinë e cila e përkrah Kosovën në vazhdimësi.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjithë kërkesat për liberalizim të vizave. Hungaria e ka përkrahur këtë dhe lus që të vazhdoni ta përkrahni në vazhdimësi shtetin tonë. Llogarisim edhe në mbështetjen e Hungarisë në anëtarësimin e të gjitha Organizatave Ndërkombëtare, ku përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, shtoi Osmani.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot me ceremoni shtetërore Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak./Shqip.com