Lajme

Osmani: Gjatë luftës në Kosovë, gjysma e popullsisë u bënë refugjatë

Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, ka kujtuar luftën e fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se gjatë asaj periudhe, më shumë se gjysma e popullsisë janë bërë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit.

Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Presidentja tutje ka thënë se “sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe të mbrojmë të drejtat e tyre”.

Dita u krijua për herë të parë më 20 qershor 2001, në njohje të 50-vjetorit të Konventës së vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve.

/Shqip.com