Lajme

Osmani ftohet nga Instituti Amerikan – do të flasë për të ardhmen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës është ftuar nga Instituti për Politikë të Jashtme.

Ajo do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e institutit në Twitter.

Kjo ftesë vjen në një kohë kur Kosova nuk ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për samitin e demokracive.

Opozita këtë e ka lidhur me ndryshim diskursi të SHBA-së ndaj Kosovës.

Për këtë akuzohet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti. /Shqip.com