Lajme

Osmani: Eshtë koha t’i bindim shtetet e tjera të miratojnë rezoluta edhe për Kosovën si kjo e Srebrenicës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës u miratuar Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan SHQIP.

Osmani ka thënë së tashmë është koha që të kemi angazhim të përbashkët që të binden shtetet në përkrahje të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.

Ajo më tej, ka deklaruar se me miratimin e kësaj Rezolute, Kuvendi ka zyrtarizuar qëndrimin e institucioneve dhe të qytetarëve karshi gjenocidit serb ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

“Duke thënë të vërtetën, ne ndihmojmë në shërimin e plagëve të thella të luftës. E krimet e kryera nga regjimi i atëhershëm serb duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë: gjenocid”, ka deklaruar ajo.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Të pranishëm në sallë ishin 89 deputetë, ku të gjithë votuan pro miratim të rezolutës./SHQIP.com