Lajme

Osmani e nderon me medalje presidenciale ish-ministrin e Jashtëm çek, Schëarzenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar me medalje presidenciale ish-ministrin e Jashtëm të Çekisë, Karel Schëarzenberg.

Sipas Osmanit, në kohën kur regjimi gjenocidal serb kryente masakra ndaj popullit të Kosovës, Haveli me shpirt prej humanisti, e tha troç: Edhe unë jam shqiptar.

Foto nga Ceremonia

“Me popullin çek na lidhë simbolika e lirisë, të cilën si rrallëherë në histori, e kultivuan presidentët Ibrahim Rugova dhe Václav Havel. Në ditët më të vështira të historisë sonë, kur regjimi gjenocidal serb kryente masakra ndaj popullit të Kosovës, Haveli me shpirt prej humanisti, e tha troç: Edhe unë jam shqiptar. Prandaj, i dorëzova këtij miku të madh të Kosovës Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë falënderimi nga populli i Kosovës për mbështetjen e pa kursyer që na dha për lirinë e pavarësinë tone” ka shkruar Osmani.

Liderët si Haveli meritojnë kujtimin e përhershëm, sepse nuk i takojnë vetëm një kombi, ka shtuar më tutje Osmani./Shqip.com