Osmani e falënderon Hovenierin për angazhimin rreth shitjes së antitankeve “Javelin”

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, e ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Siç njofton presidenca, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe ato në rrafshin e bashkëpunimit bilateral.
Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan për vendimin e SHBA-ve rreth shitjes së antitankave “Javelin”.
“Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në të dyja anët”, thuhet në njoftim.
Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët dhe rikonfirmuan nevojën dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkërëndimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.
Postimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe ato në rrafshin e bashkëpunimit bilateral. Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në të dyja anët.
Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët dhe rikonfirmuan nevojën dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkrëndimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.
/Shqip.com