Lajme

Osmani do të takohet më 7 shtator me sekretarin e NATO-s

Vjosa Osmani, presidentja e vendit, pritet të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas një komunikate për media, më 7 shtator, e enjte, pritet të ndodhë një takim në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç është bërë e ditur, ky takim është paraparë të mbahet në selinë e NATO-s.

Pas takimit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të organizojnë një konferencë për shtyp.

Kjo konferencë për shtyp do të zhvillohet në orën 14:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të internetit të NATO-s.

/Shqip.com