Lajme

Osmani: Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, synon të frikësojë serbët vendas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, i është djegur vetura.

Në një postim në “X” Osmani ka thënë se kjo vepër është kriminale dhe ka për qëllim të shprëndajë frikë te serbët vendas.

Teksa është shprehur se autorët do të përballen me drejtësinë.

“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucione. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.

/Shqip.com