Lajme Ballkan

Osmani: Dialogu duhet të jetë alternativa e vetme për situatën Armeni-Azerbajxhan

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit shefi OSBE-së, Bujar Osmani ka njoftuara se sot do të takohet me Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit Bayramov Jeyhun dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan.

Sipas Osmanit qëllimi i këtij takimi do të jetë për t’i dhënë përparësi përpjekjeve drejt paqes së qëndrueshme.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet për operacionet ushtarake dhe rrezikun që lidhet me civilët në Stepanakert/Khankendi”, ka deklaruar ai.

Më tej shefi i OSBE-së ka thënë se vetmja alternativë që duhet të mbizotërojë është dialogu.

“Unë bëj thirrje për ulje të menjëhershme të tensionit. Dialogu paqësor duhet të jetë alternativa e vetme dhe shqetësimet humanitare duhet të mbizotërojnë”, ka përfunduar Osmani në platformën X, ish-Twitter.

/Shqip.com