Osmani dhe Kurti kthehen në Kosovë, do të mbajnë konferencë për viziten e tyre në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës së shtunë do të mbajnë konferencë për media.
Siç ka njoftuar zyra e presidentes, kjo konferencë do të mbahet lidhur me vizitën e dy krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Konferenca pritet të mbahet në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Osmani dhe Kurti janë takuar me sekretarin amerikan, Antony Blinken.
Kjo vizitë e tyre është mirëpritur edhe nga opozita.
Lexo edhe:
Nënshkruhet marrëveshja për energjinë ndërmjet MCC-së dhe Kosovës
Po ashtu, një ditë pas takimit me Blinken, dy krerët e shtetit morën pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë në mes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Kosovës./Shqip.com