Lajme

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe tek memoriali në Prekaz: Dita e Çlirimit dhe Paqes i ka rrënjët këtu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të Ditës së Çlirimit.

Gjatë kësaj vizite, Osmani ka thënë se në Prekaz u vulos liria jonë, me sakrificën dhe trimërinë e legjendarit Adem  Jashari, dhe të gjithë familjes Jashari.

“Nga këtu shprehim nderimin për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vlerën e lirisë e vendosën edhe para jetës së tyre, në mënyrë që ne të gëzojmë këtë ditë”, tha Osmani.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se lufta çlirimtare nuk mund të mendohet nga askush pa Jasharët

“Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare. Dita e Çlirimit dhe Paqes i ka rrënjët këtu”, u shpreh Kurti.

Për të shënuar Ditën e Çlirimit, Osmani dhe Kurti e filluan duke bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe më pas kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi./Shqip.com