Lajme

Osmani dhe Herzog flasin për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare ishte tema kryesore e diskutimit në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj nga Izraeli, Isaac Herzog.

“Presidentja Osmani dhe Presidenti Herzog, diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Presidenti Herzog e falënderoi përzemërsisht Presidenten Osmani për mbështetjen e Kosovës ndaj Izraelit, dhe e ftoi Presidenten Osmani për vizitë zyrtare në Izrael.

/Shqip.com