Lajme

Osmani: Çka ka të bëjë me Amerikën është e mirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme është pyetur se çfarë mendon për takimin që do të mbahet në Ambasadën e Amerikës në Kosovë ku do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Por, përgjigja e Osmanit ka qenë e shkurtë dhe ka thënë se çdo gjë që ka të bëjë me Amerikën është e mirë.

“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë, kështu e komentoj”, tha Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se takimi në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ku do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe tashmë ka filluar.

Në nja adresim të shkurtë për media, Kurti tha se atje ndodhet shefi i stafit të tij dhe shefi i stafit të presidentes.

“Në këto minuta ka filluar takim. Atje janë shefi i stafit tim dhe shefi i stafit të presidentes”, tha Kurti.

Shefi i Stafit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Luan Dalipi do të përfaqësojë Qeverinë në takimin e thirrur nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Këtë për Shqip.com e ka konfirmuar Përparim Kryeziu- zëdhënës në Qeverinë e Kosovës.

Ky është përfaqësuesi i Qeverisë në takimin e ftuar nga Ambasada

“Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër në takimin e ftuar”, ka thënë Kryeziu.

Ilir Kërqeli- Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Gluk Konjufca në një përgjigje për Shqip.com ka thënë se si Kuvend nesër pritet që të dërgojnë një përqafues në takim.

Kuvendi i Kosovës dërgon një përfaqësues në takimin e nesërm të Ambasadës së Amerikës

“Po normalisht në koordinimin me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca”, ka thënë për Shqip.com, Kërçeli.

Pjesëmarrjen për takimin e nesërm e kanë konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Po ashtu pjesëmarrjen në takimin e nesërm e kanë konfirmuar për Shqip.com edhe nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Publikohet draft-statuti për Asociacionin

Ndërsa dje Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në bashkëpunim me Evropian Institute for Peace (EIP), kanë prezantuar draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com