Lajme

Osmani: Bota është më paqësore kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vazhdën e takimeve, ajo ka zhvilluar edhe një takim me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga vetë Osmani.

“Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë. Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern” ka shkruar Osmani.

Vjosa Osmani dhe Jacinda Ardern

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në drekën tradicionale me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka kërkuar përmbylljen emergjente të çështjes së liberalizimit të vizave./Shqip.com