Lajme

Osmani: Bashkatdhetarë tanë i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite Osmani ka zhvilluar takime me shumë krerë të shtetit dhe me shumë personalitete tjera.

Por gjatë ditës së sotme Osmani ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Foto nga takimi me mërgatën

“Në New York, takuam shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri” ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit, me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar.

Foto nga takimi me mërgatën

“Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot” ka thënë Osmani.

Foto nga takimi

Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot, ka shtuar më tutje Osmani./Shqip.com