Osmani: Amerika ka qëndruar pranë nesh ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë Amerikës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Amerika ka qëndruar gjithmonë në krah të Kosovës si dhe Kosova do të qëndroj gjithmonë pranë Amerikës.
Siç raporton KosovaPress, Osmani këtë e tha në ceremoninë e Pavarësisë së SHBA-së të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Osmani tha se kjo ditë është dita e Pavarësisë së Kosovës.
“Ajo që SHBA-të dhe populli amerikan kanë bërë për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën për të ekzistuar, për çdo burrë dhe grua, për çdo fëmijë që e quan Kosovën shtëpi, shkon përtej çdo partneriteti të njohur në botë. Në ditët tona të mira, dhe në ditët tona të këqija, Amerika ka qëndruar pranë nesh, dhe ne do të jemi gjithmonë pranë jush”, tha Osmani.
Tutje, Osmani tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbrojtës global i paqes dhe lirisë.
SHBA-të shënojnë 264 vjetorin e pavarësisë së tyre nga Perandoria Britanike./Shqip.com