Sport Ndërkombëtar

Osimhen – objektiv i ri “gunners”

Victor Osimhen

Arsenali po kërkon ta blindojë repartin sulmues.

Për këtë – drejtuesit e “gunners” duket që nuk do kursejnë aspak nga kuleta.

Skuadra londineze i është vënë pas sulmuesit të Victor Osimhen dhe mund t’i paguajnë 100 milionë euro – sipas Goal.com.

Victor Osimhen | Napoli | Skills, Goals & Highlights | 2021 - YouTube
Osimhen

Nigeriani po kalon në formë jetësore në këtë sezon.

Ai është autor i 12-të golave në Serie A, teka ka asistuar një herë.

Paraqitje të  mirë zhvilloi edhe në Europaligë, ku e tundi rrjetën katër herë në pesë ndeshje të zhvilluara.

Paraprakisht, Arsenali ishte lidhur edhe me një transferim të Gabriel Jesus, por ende nuk ka diçka zyrtare.

ANALYSIS: How Osimhen became modern-day No. 9
Osimhen

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta po zhvillon një sezonë fenomenale dhe është në rrugë të mirë për të siguruar biletën për në Ligën e Kampionëve.

Pas 33 ndeshjeve të zhvilluara – ky ekip gjendet në vendin e katërt në tabelë, me 60 pikë të grumbulluara. /Shqip.com