Osimhen – objektiv i ri “gunners”

Arsenali po kërkon ta blindojë repartin sulmues.
Për këtë – drejtuesit e “gunners” duket që nuk do kursejnë aspak nga kuleta.
Skuadra londineze i është vënë pas sulmuesit të Victor Osimhen dhe mund t’i paguajnë 100 milionë euro – sipas Goal.com.

Nigeriani po kalon në formë jetësore në këtë sezon.
Ai është autor i 12-të golave në Serie A, teka ka asistuar një herë.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe në Europaligë, ku e tundi rrjetën katër herë në pesë ndeshje të zhvilluara.
Paraprakisht, Arsenali ishte lidhur edhe me një transferim të Gabriel Jesus, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta po zhvillon një sezonë fenomenale dhe është në rrugë të mirë për të siguruar biletën për në Ligën e Kampionëve.
Pas 33 ndeshjeve të zhvilluara – ky ekip gjendet në vendin e katërt në tabelë, me 60 pikë të grumbulluara. /Shqip.com