Sport Ndërkombëtar

Osimhen – nuk e mbyll derën për Arsenalin

Victor Osimhen

Victor Osimhen i Napolit e ka lënë të hapur derën për një kalim te Arsenali.

Duke folur në një konferencë për media – në një ndeshje me kombëtaren nigeriane 23-vjeçari tha “nuk e di të ardhmen time, e di se çdo gjë mund të ndodhë, por tani dua të shkoj me pushime me familjen time, e qartë dhe të mbush bateritë e mia. Pastaj do të kujdesemi për pjesën tjetër.

“E di se ka shumë thashetheme se ata do të më donin në Spanjë ose në Angli, por nuk mendoj se është koha e duhur për të folur për këtë tani që jam me ekipin kombëtar”.

Shtatgjati ka zhvilluar një sezon tejet të mirë në nivel individual me Napolin, pasi ka regjistruar 14 gola dhe dy asistime në 27 ndeshje të zhvilluara në Serie A.

Osimhen mund të jetë zgjidhje e problemeve për “gunners” – sepse me largimin e Lacazzete – atyre i duhet një qendërsulmues.

Nigeriani – ka kontratë valide me napoletanët deri në vitin 2025, teksa në “Transfermarket” vlera e tij e ka shifrën e 65 milionë eurove.