Osimhen e shpëton Napolin nga “fundosja”

“Drama” në Angli ndërmjet Leicesterit dhe Napolit ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Ayoze Perez në minutën e nëntë, ndërsa paraprakisht u asistua nga Harvey Barnes, shkruan Shqip.com.
Edhe pse të dyja skuadrat patën disa mundësi të mira shënimi, në pjesën e parë nuk pati gola më dhe u desh të pritej deri në minutën e 64, kur Harvery Bares e dyfishoi epërsinë e anglezëve.
Përkundër këtij rezultati, italianët nuk u dorëzuan dhe arritën që të rrëmbejnë një pikë. Fillimisht, Victo Osimhen shënoi në minutën e 69-të për ta ngushtuar rezultatin, ndërsa po i njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 87 dhe i shpëtoi skuadrën e tij nga disfata.
Në fund të takimit, Leicesteri mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Wilfred Ndidi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:
Broendby- 0-0 Sparta Prague
Rangers 0-2 Lyon
Monaco 1-0
PSV Eindhove 2-2 Real Sociedad
Eintracht Frankfurt 1-1 Fenerbace
Olympiacos 2-1 Royal Antërp FC
Reak Betis 4-3 Celtic
Bayerl Leverkusem 2-1 Ferencvaros
Roma 5-1 PFC CSKA-Sofia /Shqip.com