Lajme

OSHP anulon kontratën ku Bujar Ejupi tentoi t’i jep një tender shokut të tij Ersen Shilekut, sindikata e përshendet vendimin

Sindikata e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës ka përshëndetur anulimin e kontratës nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit përmes të cilit anulohet vendimi ku Bujar Ejupi- Drejtor i Aviacionit Civil të Kosovës ka tentuar t’i jep një tender shokut të tij Ersen Shilekut.

Në reagimin e ACC-së thuhet se muaj më parë Shileku ka fituar tenderin për “ekspert të aviacionit” në AAC.

“Ne kemi sinjalizuar më parë keqpërdorimin për angazhimin e “ekspertëve të aviacionit” në kohën kur profesionistët brenda AAC-së zhveshën nga kompetencat, si dhe shpalljen e tenderit, me dyshimin se kishte kurdisje për të mundësuar përzgjedhjen e shokut të Drejtorit të përgjithshëm, z. Ersen Shileku. OSHP në Vendim këtë tender e konsideron të bie ndesh me dispozitat ligjore dhe parimet bazike të prokurimit publik.Më 17 gusht 2020, në profilin e tij në Facebook, Bujar Ejupi e kishte shpallur shokun e tij Ersen Shileku “pa asnjë dyshim personin më kompetent në fushën e aviacionit dhe sigurisë në Kosovë”. Muaj më parë Shileku ka fituar tenderin për “ekspert të aviacionit” në AAC”, thuhet në reagimin e ACC-së.

Më tutje thuhet se në Vendimin e OSHP konstatohet se Komisioni vlerësues kanë vlerësuar njejtë ofertuesit. Këta anëtarë të komisionit kanë poentuar me zero përvojën specifike të një kandidati kundrejt ofertuesve tjerë, përkundër që ai ka prezantuar prova për këtë përvojë.

Lidhur më këtë OSHP ka konstatuar se gjatë vlerësimit ata kanë bërë diskriminim të qartë. Paneli Shqyrtues është pajtuar që të aprovoj ankesën dhe ta anuloj në tërësi procesin e prokurimit si të kundërligjshëm.

“Sa i përket çështjes së konfliktit të interesit ndërmjet Bujar Ejupit e Ersen Shilekut për të cilin SPAAC ka sensibilizuar opinionin publik, Vendimi i OSHP konstaton se AAC dhe AQP kanë dështuar ta trajtojnë këtë çështje siç obligohen me ligj.  Paneli Shqyrtues i OSHP ka konstatuar se ekziston një perceptim i situatës për kompromis të paanshmërisë në kontekstin e procedurës së prokurimit në mes të Drejtorit të Përgjithshëm dhe mikut të tij si ofertues i përzgjedhur”, thuhet më tutje në reagim.

Në fund Sindikata e Pavarur e Autoritetit të Aviacionit Civili ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë deri në fund këtë rast.

Dosjen e OSHP-së e gjeni këtu./Shqip.com