Sport Ndërkombëtar

Osasuna e nis La Ligën me fitore – ndaj Sevillës

Momente nga takimi

Tre gola, një fitues.

Osasuna ka triumfuar ndaj Sevillës – me rezultat 2-1 për të regjistruar fitoren e parë në La Liga – në ndeshjen hapëse të këtij sezoni.

Vendasit e nisën më mirë këtë takim dhe shënuan pas vetëm nëntë minutave lojë – me anë të Ezequiel Avila.

Por, ky gëzim nuk zgjati shumë.

Mysafirët e barazuan rezultatin pas vetëm dy minutave. Topin në rrjetë e dërgoi Rafa Mir.

Deri në fund të takimit – të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, am golin e gjeti vetëm Osasuna.

Kur po zhvillohej minuta e 74-të, ishte Alexander Oroz që shënoi për 2-1 dhe festa shpërtheu në taborin vendas.

Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Jagoba Arrasate tregoi që do jetë një “arrë e fortë” në La Liga.

Në anën tjetër, kjo humbje e zbeh synimin e Sevillës – për pjesën e epërme të tabelës, ani pse sezoni është i gjatë./Shqip.com