Lajme

Osamani pritet nga Mbreti i Anglisë: Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar ku është pritur nga Mbreti i Anglisë, Charles III.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Osmani në Twitter.

“Krahas@Familja mbretërore dhe udhëheqës të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit të HM në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II të HM. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe elasticitetit, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar Osmani.

Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore.

Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike niset për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli do të dërgohet në Kishën e Uestministerit, ku do të mbahet një shërbesë fetar në të cilin do të marrin pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat.

Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.

Dita e varrimit pritet të jenë emocionale për shumë britanikë dhe ceremoni të tilla varrimi shtetëror Britania nuk ka organizuar qe 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i Wiston Churchill.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Ajo mbretëroi për 70 vjet – më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar./Shqip.com