Kulturë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës këtë të diel vjen me koncert simfonik

Ilustrim/ Filharmonia e Kosovës në koncert

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert simfonik.

Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet të dielën, më 30 tetor.

Veprat nga Kreshnik Aliçkaj, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Amy Beach, do të dirigjohen nga Gregory Charette.

Koncerti do të mbahet nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit (Atelieja).

Koncerti zhvillohet në kuadër të sezonit 2022-2023.

/Shqip.com