Kulturë

Origjina e këngëve e valle shkodrane, studimi më i ri i Robert Prennushit

Robert Prennushi, “Në kërkim të origjinës së këngëve dhe valleve shkodrane”
Robert Prennushi, “Në kërkim të origjinës së këngëve dhe valleve shkodrane”

I njohur për publikun si tekstshkruesi i këngës “Qingji i vogël”, kompozitori Robert Prennushi sapo ka botuar studimin “Në kërkim të origjinës së këngëve dhe valleve shkodrane”. Kënga majekrahu, ajo e lahutës, lutjet e vallet vijnë përmes një qasje studimore e dokumentuese, krah përmasës etnografike, siç sqaron botuesja Anna Shkreli.

“Libri merret me analizimin e burimeve të lashta që vallet dhe këngët e Shkodrës të shek.. XV mund të kenë. Studimi nis me analizimin e dy ceremonive që janë me rrënjë pagane, njëra është buzmi bujar, që është ajo pjesëza e trungut që zgjidhet për t’u djegur gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe vazhdon me gjamën që është një rit që e njohim gjerësisht e ka të bëjë me nderimin e vdekjes”, thotë Anna Shkreli.

Studimi i Prennushit ndjek udhëtimin në kohë të këngëve e valleve e mes tyre ka këngë trimërie, ninulla dhe pjesë ritualesh me 115 mikroskena etnografike si Shtregullat-festa e pranverës. Këngët janë të notizuara dhe përmes skanimit, mund edhe të dëgjohen në smartfone.

“Prennushi bën edhe një revizion të këngëtarëve që i kanë kënduar këto këngë dhe ju kanë dhënë elementët e tyre e që janë pjesë e traditës qytetare të Shkodrës. Evidenton në vende specifike si këto tradita këngësh e vallesh dalin në letërsi. Një nga pasazhet më të bukura është ai ku i referohet një prej këtyre ceremonive që e gjejmë te jetë Shkodrane e Cuk Simonit”, thotë botuesja, raporton BalkanWeb.

Që në hyrje, libri i Prennushit i kushtohet Gjon Kujxhisë, studiues e muzikant i cili i mblodhi këto këngë më 1943. Ai botohet në kuadër të kolanës së Radhonjve të Shejzave, drejtuar nga Ardian Ndreca.

/Shqip.com