Sport Ndërkombëtar

Origi në Milan – punë e kryer

Divock Origi

Në Liverpool nuk gjeti hapësira në formacionin startues dhe ka vendosur të ndërrojë ambient.

Divock Origi do t’i bashkohet Milanit – si transfer i lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Origi do të fluturojë drejt Milanos në orët në vijim, duke mbërritur të hënën mbrëma për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën si lojtar i ri i AC Milan.

Origi i bashkohet Milanit në një transferim të lirë pas shumë vitesh të shkëlqyera si lojtar i Liverpool”, ka shkruar Romano.

Sulmuesi belg ka zhvilluar vetëm shtatë paraqitje në sezonin e fundit – në Premierligë.

Teksa, shënoi tre gola.

Momenti më i mirë në karrierën e tij mbetet pa asnjë dyshim – goli i realizuar ndaj Barcelonës në “Anfield Stadium” – në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve./Shqip.com