Sport Ndërkombëtar

Origi i “tunduar” t’i bashkohet rosonerëve

Divock Origi

AC Milan është në ndjekje të një sulmuesi zëvendësues për Ibrahimovic tash e sa kohë.

Divock Origi i Liverpool është mundësi e mirë për rosonerët, raporton Fabrizio Romano.

Qendërsulmuesi belg ka kontratë me “The Reds” deri në fund të këtij sezoni, përkatësisht më 30 qershor.

Se agjenti i tij është në bisedime për ta arritur një marrëveshje verbale me ekipin nga Milan, është në dijeni bordi i Liverpool, shkruan Fabrizio në Twitter.

26 vjeçari nuk është zgjedhje e parë e trajnerit Klopp, kështu që një largim i tij gjatë afatit kalimtar duket i mundshëm. /Shqip.com