Sport Ndërkombëtar

Origi i bashkohet Milanit

Divock Origi

Tashmë është edhe zyrtare: Divock Origi i është bashkuar Milanit.

Sulmuesi shtatlartë ka zbarkuar në Itali – si transfer i lirë, sepse paraprakisht i skadoi kontrata me Liverpoolin.

Ai do e djersitë fanellën e kuqezinjëve – deri në vitin 2026.

Sulmuesi belg ka zhvilluar vetëm shtatë paraqitje në sezonin e fundit – në Premierligë.

Teksa, shënoi tre gola.

Momenti më i mirë në karrierën e tij mbetet pa asnjë dyshim – goli i realizuar ndaj Barcelonës në “Anfield Stadium” – në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve./Shqip.com