Organizohet protestë për mosprocedim të Projektligjit për Trustin

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të mobilizohen që të organizojnë një protestë më 26 maj 2022 nga ora 10:00, duke kërkuar tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit.
Iniciativa për këtë protestë ka filluar nga grupi i hapur në Facebook “Pro tërheqjes 30% të Trustit”.
Themeluesit i këtij grupi, Adnan Jashari, ka thënë për Shqip.com se thirrja për protestë ka ardhur se ka informacione se as këtë të hënë nuk do të bëhet procedimit i Projektligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës.
“Thirrja për proteste ka ardhur si rezultat i vonesave që projektligji të shkoj në seance për diskutim dhe votim, sipas informacioneve te hënën në kryesi nuk është për rend te ditës, çështja e Projektligjit për tërheqje te një pjese të kursimeve, prandaj nëse deri të enjten nuk hyn në Kuvend Projektligji, jemi te gatshëm që edhe të protestojmë për kërkesën tonë”, ka deklaruar ai.
Jashari ka deklaruar se qytetarët janë shprehur te gatshëm për të protestuar, dhe sipas tij në grup janë 25 mijë e 600 anëtarë dhe kohëve të fundit janë shtuar zërat për protestë.
“Qytetarët janë në krize dhe iu ka humbur durimi, protesta është e pashmangshme nëse nuk hyn në Kuvend Projektligji”, ka thënë ai tutje.
Ndërsa sa i përket shtesës prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës, Jashari ka thënë se qytetarët nuk janë të kënaqur nga kjo ndihmë.
“Për shtesat 100 euro qytetaret nuk janë ndarë të kënaqur sepse është një shumë solide në krahasim me krizën e çmimeve që po kalojmë, inflacioni ka arrite në 10% dhe dita ditës çmimet po vazhdojnë të rritën”, ka vazhduar Jashari.
Adnan Jashari ka treguar se shtesat prej 100, janë vonuar për sektorin privat, dhe sipas tij qytetarët i kanë treguar se kanë hyrë në borxhe të mëdha shkaku i krizës.
Jashari gjithashtu ka deklaruar se partitë opozitare janë në mbështetje të kërkesës për tërheqje të 30 % të Trustit./Shqip.com