Kulturë

Organizatorët e “Sunny Hill”: Po bëhemi vulë e skenës kulturore të Kosovës

Festivali më i madh i muzikës në Kosovë, “Sunny Hill”, ka përfunduar se edicionin e tretë këtë vit.

Për katër ditë më radhë, Parku i Gërmisë ishte i mbushur me njerëz që shijonin muzikën e artistëve vendor e atyre ndërkombëtar.

Ndërkaq, për të falënderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij festivali, organizatorët kanë dalë sot me një falënderim të përgjithshëm në faqen zyrtare duke thënë se ky festival po bëhet marka e skenës kulturore të Kosovës.

“Përjetimi i katër lindjeve të diellit së bashku ka qenë i jashtëzakonshëm! Në rrugëtimin tonë drejt bërjes së këtij festivali vulë të skenës kulturore të Kosovës, ne s’mund të jemi më shumë mirënjohës për dashurinë dhe emocionin tuaj që u ndie në ajër. Sunny Hill Festival është shtëpia jonë e përbashkët. Vend lirie dhe bashkimi. FALEMINDERIT që realizuat ëndrrën tonë të përbashkët!”, thuhet në njoftimin e festivalit.

‘Sunny Hill”, do të shfaqet edhe në Tiranë këtë vit më 26, 27 dhe 28 gusht.