Sport Shqiptar

Organizatorët e Lojërave Olimpike gabojnë himnin e Shqipërisë

Atletja shqiptare, Luisa Gega ka arritur ta ngjisë flamurin shqiptar në podium në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Gega fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon garën.

Por, kur ajo ishte në podium për të marrë medaljen, organizatorët e Lojërave Mesdhetare gabuan, duke e ngatërruar himnin e Shqipërisë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e për që në gara ndërkombëtare ngatërrohet himni shqiptar, pasi edhe në ndeshjen ndërmjet Francës dhe Shqipërisë në futboll ndodhi e njëjta gjë.

Me medaljen e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz./Shqip.com